Ja kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit
11 mars 2018
| 17:48
Të gjithë besimtarët myslimanë, e që janë më shumë se 1 miliard në të gjithë botën pas disa muajsh do ta kenë një obligim detyrues që duhet ta kryejnë.
Bëhet fjalë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Sipas kalendarit myslimanë (takvimit) që Bashkësia Islame e Kosovës e shpërndan për çdo vjet, muaji i Ramazanit për këtë vit do të fillojë më 16 maj (e mërkurë).
Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman ka për detyrim (farz) të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfëritë, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji për njerëzit që kanë nevojë.