Ja kur fillon vaksinimi për Covid në Gjermani

16 dhjetor 2020 | 23:46

Gjermania pritet ta nisë vaksinimin për koronavirus me vaksinën e Pfizer/BioNTech më 27 dhjetor, ndërsa prioritet do t’i jepet shtëpive të kujdesit, ka thënë qeveria e qytetit Berlinit, raporton Reuters.

Njoftimin vjen pasi Gjermania ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të vdekurve nga Covid-19 dhe është futur në një mbyllje strikte në tentim për të ulur nivelin e lartë të infeksionit.

Si anëtare e Bashkimit Evropian, Gjermania duhet të presë aprovimin e vaksinës nga Agjencia Evropiane e Medicinës (EMA). Pritet të bisedohet për këtë më 21 dhjetor. Ndërsa një anëtar i lartë i Bashkimit Evropian ka thënë të mërkurën se blloku mund të jap aprovimin final të vaksinës së Pfizer/BioNTech më 23 dhjetor.

“Shtetet federale do të nisin vaksinimin kundër koronavirusit të ri SARS-CoV-2 më 27 dhjetor”, ka thënë qeveria e qytetit të Berlinit, pas një konference mes ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn dhe zyrtarëve të Shëndetësisë të 16 shteteve të Gjermanisë.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Gjermani të mërkurën arriti shifër rekorde 952. Rekordi i kaluar ishte të premten, kur për 24 orë kishin vdekur 598 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajrush Xhemajli ka treguar si u krijua Ushtria Çlirimtare e…