Ja kur hapet konkursi për pranimin e studentëve në UP
Kandidatët të cilët dëshirojnë të bëhen studentë të nivelit bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nga 9 deri më 17 korrik mund të aplikojnë për provimin pranues.
Ky vendim është marrë të premten nga Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Provimi pranues do të mbahet sipas njësive akademike të përcaktuara nga fakultetet ndaras. Po ashtu për provim pranues është diskutuar edhe numri i kuotave që u jepet aplikuesve.
Senati ka vendosur që t’i jepet kuotë atyre që aplikojnë nga Presheva dhe Mali i Zi, ndërsa është kërkuar që numri i kuotave të komunitetit pakicë të ulet për shkak se nuk ka studentë për kuotën 12 për qind. Senati ka diskutuar edhe për vendet që nuk janë të plotësuara nëpër degë të ndryshme.
Është vendosur që vendet të cilat nuk janë të plotësuara të rishpallet konkursi.
/Epoka e re/