Ja kur do luhet ndeshja Juventus-Atalanta
26 shkurt 2018
| 13:35
Ndeshja Atalanta-Juventus është anuluar ditën e djeshme për shkak të reshjeve të borës.
Arbitri i ndeshjes dhe kapitenët vendosën që fusha vinte në rrezik sigurinë e lojtarëve, prandaj ishte më mirë që ndeshja të shtyhej.
Në ditën kur do të riluhet takimi nuk ka ende vendim zyrtar, megjithatë përflitet për një ditët ë mërkurë. Juventusi do të luajë ndaj Tottenhemit në 7 mars, prandaj dita më e mundshme për riluajtjen e takimit mund të jetë 14 marsi.