Ja kur mund të kthehen tifozët në Premier Ligë  

10 shtator 2020 | 16:04

Tifozët anglezë duhet të presin të paktën deri më 1 tetor për të shpresuar më pas që të kthehen në tribunat e stadiumeve.

Premier Liga dhe si pasojë edhe ligat e tjera më të ulëta do të nisin sezonin e ri me dyer të mbyllura. Konfirmimi për këtë vjen nga kryeministri Boris Johnson.

Në konferencën për mediat, ku zbuloi masat e reja anti-Covid, kreu i qeverisë angleze saktësoi se ky është një vendim i përkohshëm. “Nuk do të thotë se kemi hequr plotësisht dorë nga programi ynë. Por gjithsesi duhet ta rishikojmë dhe modifikojmë”, ka thënë Boris Johnson. Në këtë mënyrë, tre javët e para të sezonit të ri në futbollin anglez do të luhen pa tifozë.

Edhe plani për të futur në tribuna një numër të reduktuar personash që në finalen e Superkupës së Anglisë mes Arsenalit dhe Liverpoolit dështoi, pas rritjes së numrit të infektimeve në vend. Por Liga e Futbollit dhe klubet bëjnë presion që tifozët të kthehen sa më shpejt në stadiume. Sipas tyre, një sezon i plotë me dyer të mbyllura do të ishte katastrofik për financat, duke llogaritur një humbje prej të paktën 700 milion paund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht çerdhja…