Ja kur mund të rifillojë kampionati në Shqipëri
28 nëntor 2019
| 22:41
Shtyrja e kampionatit ka krijuar një kaos sa i përket agjendës që duhet të bëjë FSHF për vazhdimësinë e aktivitetit.
Dy ditë më parë, nisur edhe nga gjendja e jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit, u vendos që i gjithë aktiviteti për këtë javë të shtyhet. Ishte parashikuar që java e 14-të të luhej këtë të premte dhe të shtunën e më pas java e 15-të që përkon me derbin, të mërkurën dhe të enjten.
Burime të gazetës në sektorin e garave në FSHF tregojnë se një plan është që ndeshjet e javës së 14-të të luhen të mërkurën dhe të enjten (4- 5 dhjetor). Nga ana tjetër, java e 15-t të zhvillohet të dielën dhe të hënën (8-9 dhjetor). Gjasat më të mëdha janë që derbi të luhet më 9 dhjetor, ora 20:00, por kjo është thjesht një ide.