Ja kur përfundon pandemia sipas Bill Gates

15 shtator 2020 | 08:27

Parashikim pesimist nga themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, lidhur me pandeminë e koronavirusit. Në një intervistë për italianen “La Stampa”, ai thotë se nëse nuk ndërhyhet numri i të vdekurve në ShBA, do të kthehet në nivelet e pranverës. “Edhe vitin që vjen do të ketë shumë të vdekur dhe në vitin 2022 pandemia do të marrë fund. Lajmi i mirë është se kemi disa vaksina premtuese të cilat mund të autorizohen për përdorim. Pres që 2-3 prej tyre të funksionojnë”, tha Gates, i cili ka financuar njërën nga vaksinat në testim.

Lidhur me sjelljen e ShBA-në me vaksinën, Gates deklaron se “ShBA-ja është kontradiktore, pasi për kërkime ka më shumë para të bëra bashkë, por nuk është vënë në lëvizje. Unë shpresoj se kjo administratë apo tjetra që do të vijë, t’i kushtojë më shumë kohë prodhimit të vaksinës”. Po ashtu, ai akuzoi administratën e Donald Trumpit se nuk bashkëpunon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në orët e para të 15 shtatorit ka vdekur…