Ja kur rikthehet Bundesliga

05 maj 2020 | 13:29

Një lajmi i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat gjermane.

Sipas “Reuters”, nuk ka më dyshime, Bundesliga do të rifillojë aktivitetin në 15 maj. Federata dhe qeveria kanë rënë plotësisht dakord teksa vendimi pritet të bëhet publik zyrtarisht ditën e nesërme.

Ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, ndërkohë që pritet që sezoni të përfundojë në 30 qershor. Një lajm i mirë ky për të gjithë futbolldashësit. Rifillimi i Bundesligës, mund t’i hapë rrugë edhe ligave të tjera Europiane, për të nisur aktiviteti. (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), i ka…