Ja kush do ta udhëheqë seancën e parë të Kuvendit të ri
02 mars 2021
| 01:44
Me shumë gjasë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës do të bëhet gjatë muajit mars.
Kjo pritet të ndodhë jo më larg se 30 ditë nga momenti i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.
Nga ky institucion thonë se shpallja e rezultateve do të ndodhë gjatë kësaj jave.
Zakonisht periudha nga shpallja e deri në certifikim të zgjedhjeve, zgjatë rreth 10 ditë, që më pas delegohet kompetenca për thirrje të seancës nga ana e Presidentes.
Seancën e parë të legjislaturës së 8-të do ta udhëheqë deputeti i më i vjetër, Avni Dehari, i Lëvizjes Vetëvendosje.