Ja kush e ka emërtuar monedhën lek
Sipas biografëve të Mufit Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e Ministrit të Financave.
Mufit Libohova ose Mufit Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927. Rrjedh nga oxhaku i vjetër i familjes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën, shkruan “gazetadita.al”.
Mufit bej Libohova ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 – 1914. Ishte pjesë e udhëheqësish së shtetit shqiptar për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të Jashtme.
Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë. Ka lënë një numër veprash me përmbajtje historike e juridike.