Ja kush është drejtuesi i kamionit ku u gjetën 39 trupa të pajetë
39 emigrantët që u gjetën në kamion vdiqën si pasojë e të ftohtit. Mediat britanike zbulojnë se ata vdiqën në kushte në tmerrshme, pasi trupat e tyre ngrinë në -25 gradë celsius.
Një kamion transporti, me 39 trupa të pajetë, që u gjet nga policia britanike në juglindje të Anglisë, dyshohet se ka arritur atje nga Bullgaria. Policia britanike tha se 25-vjeçari Mo Robinson, i cili ka drejtuar automjetin, është arrestuar.
“Një hetim për vrasje ka nisur. Drejtuesi i kamionit, 25 vjeç, nga Irlanda Veriore është arrestuar nën dyshimet për vrasje dhe mbetet në paraburgim”, tha Pippa Mills, zëvendës-shefe e policisë në Esiks të Anglisë.
Andrew Mariner, kryeshef i policisë në Esiks, u tha gazetarëve se kamioni besohet se ka hyrë në Britani më 19 tetor përmes portit në Uells.