Ja kush është e dashura e Vladimir Putinit

07 mars 2022 | 22:01

E dashura e Vladimir Putin dyshohet se fshihet në një shtëpi private në Zvicër së bashku me katër fëmijët e tyre të vegjël.

Gjimnastja, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, raportohet se ka 4 fëmijë me Presidentin Putin.

38-vjeçarja dhe Putin mendohet se kanë 2 djem dhe dy vajza binjake 7-vjeçare, të cilët kanë pasaportë zvicerane.

“Teksa Putin vret njerëz të pafajshëm në Ukrainë, familja e tij është strehuar në një shtëpi private dhe të sigurt në Zvicër”, tha një burim për Page Six.

Romanca mes atletes dhe presidentit rus u përfol për herë të parë në vitin 2008. Në vitin 2015 raportohet se ishte shtatzënë me liderin rus. Kabaeva ka marrë 2 medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“No War” e gjen kudo në TV, në çdo kampionat…