Ja kush është trajneri i ri i Besës
24 shtator 2018
| 16:07
Skuadra e Besës nga Peja e ka gjetur pasardhësin e Ismet Munishit. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Besës, Fisnik Gashi, i cili me skuadrën pejane fitoi tre tituj të kampionit në elitën e futbollit të Kosovës.
“Ish-futbollisti i gjeneratës së artë të KF Besa, Fisnik Gashi emërohet kryetrajner i FC Besa. Bordi i FC Besa Fisit i uron suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.
/Epoka e re/