Ja kush ishte Kadri Zeka
Kadri Zeka është gjilanas andaj Gjilani duhet ta nderoj dhe respektoj, sepse në ditën e sotme ne frymojmë dhe po festojmë lirshëm falë gjakut dhe emrit të tij.
Kadri Zeka lindi më 25 prill të vitit 1953 në fshatin Poliçkë, Malësia e Kamenicës. Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Meqë më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan, këtu mbaroi shkollën e mesme. Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Juridik, në Prishtinë, dega e gazetarisë. Më 1973, në moshën njëzet vjeçare Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të grupeve atdhetare. Ishte në një celulë me Rexhep Malën, Ilmi Ramadanin dhe Hydajet Hysenin, që ishte shoku i tij i pandashëm. “Në fakt ky katërsh ka funksionuar, po ashtu fshehtë, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme. Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kalon në Komitetin Drejtues, në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij. Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë, në emisionin që u kushtohej bashkatdhetarëve tanë në mërgim.
Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut, mësues në Gmicë të Kamenicës. Ka mbajtur lidhje të rregullta me Rexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg. Pas gjurmimeve sistematike dhe përcjelljeve të UDB-së dhe këlyshëve të saj (që sot ende janë aty ku nuk duhet të jen), aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij. Fillimisht Kadriu shkon për disa javë në Turqi, por me që nuk kishte gjetur veten dhe veprimtarinë e tij, kthehet prapë në Kosovë. Më pastaj Kadri Zeka shkon në perëndim, pikërisht në Zvicër.
Në Zvicër Kadriu tregohet shumë aktiv: vë kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijon lidhje me simpatizantë dhe veprimtar të çështjes shqiptare në Zvicër e Gjermani dhe mban lidhje të rregullta me përfaqësitë e Shqipërisë jashtë shtetit. Në Zvicër dhe në Evropën perëndimore, Kadriu e gjanë mërgatën të shkapërderdhur në grupe të ndryshme që vepronin për çështjen e lirisë së Kosovës dhe pjesëve tjera që ishin okupuar nga Jugosllavia titiste, duke mos harruar se te kjo mërgatë Kadriu gjanë edhe shume atdhetar jugosllav e që e thërrisnin veten shqiptar. Kadriu mori me përkushtim të madh punën e bashkimit të grupeve që edhe ia arriti që të i bëjë shqiptarët të flasin nga një qendër. Pikërisht kjo e pengoj Jugosllavinë dhe UDB-në kosovare në krye me Selim Broshën dhe morën për obligim “patriotik jugosllav” me e likuiduar Kadriun. U bë, u zhvillua dhe u konstruktua një rrjet i gjerë agjentësh jugosllav edhe “shqiptar”, pjesa dërmuese ishte rrjetë shqiptarësh të mërgatës. Qëllimi u arrit pikërisht më 17 janar 1982, ku vritet në afërsi të Shtutgartit në Gjermani së bashku më Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën.
Kadriu ishte: i thjeshtë, sy pishë, i qetë kur duhej të ishte i tillë, vetëtimë kur duhej të shkrepte. Ishte një penë e mirë, por mbi të gjitha ishte shqiptarë dhe atdhetar i madh, lirisht mund të themi ia pazëvendësueshmi i kohës. Ishte njohës i lëmive të përgjithshme të jetës, si: publicistikë, letërsi, por e veçanta e tij ishte diplomacia, pra ishte diplomat i madh i kohës.
Pra nuk ishte e rastësishme alarmimi i Jugosllavisë që ta likuidoj Kadriun.
Ajo që mua më detyron të pyeti është:
-Pse Gjilani ka shesh të emëruar me emrin e Kadriut, e në këtë shesh nuk është shtatorja i tij?
-A është në pyetje financim, pa dëshira, injorimi, apo urdhër i prerë i UDB-ës Kosovare që mos të ketë Kadri Zekë në Gjilanin e tij?
-I kujt është Kadri Zeka nëse nuk është i Gjilanit dhe kënd po e pengon?
-Kush e zbukuron dhe ia kthen identitetin she krenarinë e vërtet Gjilanit më shumë se Kadri Zeka?
-Kush po thirret dhe me çfarë fytyre po thirret në emrin dhe namin e këtij atdhetari dhe po i pengon ngritja e shtatores së Kadri Zekes?
-Është politika ditore ajo që të paktën duhet të mbaj një përgjegjësi morale, nëse ka mbet moral në këtë politikë, se sa për përgjegjësi kombëtare kurrë nuk do e kisha kërkuar nga politikë bërja e gjilanasve dhe në përgjithësi kosovare?
– A është politika qendrore ajo që e pengon ngritjen e shtatores?
Këto pyetje duhet të marrin përgjigje. Pres shtatoren e Kadri Zekes në sheshi Kadri Zeka.
Mos harroni se Kadriu është i Gjilanit dhe Gjilani është i Kadriut.
Me respekt,
Raif Gashi Prishtinë
Datë 17/01/2018