Ja kush ishte Qorr Ilazi, stërnipi tregon të pathëna nga jeta e tij

12 dhjetor 2021 | 23:31

Stërnipi i Qorr Ilazit, Mehmet Selaci përmes një postimi në llogarnë e vet në “Fecebook” ka bërë publike një fotografi dhe disa rrëfime familjare të dhe për Qorr Ilazin, apo siç e kishte emrin e vërtetë Adem (Ilaz) Balaviqi.

Pjesë nga biografia e tij janë publikuar nga stërnipi Mehmet Selaci, i cili është asamblist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Postimi i Mehmet Selacit:

Ne foto, ne mes, Qorr Ilazi (Qorri i Ilazit) apo Adem Ilaz Balaviqi nga Reçaku.

Nga tregimet e gjyshes Tahire Balaviqi Selaci, gjyshes se babait tim Ahmet Selacit, e cila ishte motra e Qorr Ilazit, na eshte transmetuar edhe tregimi se si dhe pse Adem Balaviqi eshte quajtur Qorr Ilazi.

Ademi, qysh ne moshe shume te hershme eshte shquar si femije shume aktiv.

Ne nje prej diteve, ne tentim, qe te lidhur ne djep, afer oxhakut ta vendosin ne gjume, Ademi duke “protestuar” nga deshira per te ndejtur zgjuar, rrezohet me gjithe djep dhe perfundon prane prushit te zjarit, ku i lendohet njeri sy.

Nga deformimi i syrit qe merr nga ajo ngjarje, pasi te rritet pak, femijet tjere fillojne te i vendosin nofken dhe ta therrasin Ademin, Qorr (i verber).

Ademi, si femije shume i zgjuar por edhe problematik, i tejkalonte te gjithe femijet tjere per nga guximi dhe trimeria.

Sa here qe ndodhte nje ngjarje qe Ademi ishte protagonist, ose kur ai i rrihte moshataret, edhe ata qe ishin me te medhenje se ai, ne pytjen se kush e beri kete apo ate, pergjigjia ishte: “Qorri (Ademi) i Ilazit”.

Ashtu, nder vite nofka e Ademit, birit te Ilaz Balaviqit nga Reçaku, u shnderru ne emer me te cilin e indetifikuan te gjithe.

Edhe sot e asaj dite, ai njihet si Qorr Ilazi.

Per trimerite e veprat e tij, keni ndegjuar ne kenget e folkorit, librat dhe tregimet per te.

Lavdi jetes dhe vepres se Qorrit te Ilazit!

Me respekt e krenari,

Mek Selaci

https://youtu.be/83WzTMIJVLY

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Asnjëherë nuk është vonë për asgjë” dhe Ted Beckham e…