Ja kush janë 5 recensentët e parë shkencorë në Kosovë, sipas Web of Science
Edhe pse Kosova s’ka ende asnjë revistë të indeksuar në platformat prestigjioze Scopus dhe Web of Science, megjithatë studiuesit kosovarë bëjnë vlerësime të artikujve shkencorë në revistat elitare në botë.
Sipas Web of Science, studiuesit kosovarë nuk kanë më shumë se 100 vlerësime shkencore (peer review), ndërsa kolegët e tyre nga vende të tjera, madje edhe nga vendet fqinje, kanë nga disa qindra, e madje edhe me mijëra kolegët e tyre evropianë.
Por, kush janë vlerësuesit kryesorë nga universitetet e Kosovës që bëjnë vlerësime të studime në këto platforma? Sipas Web of Science, vlerësuesi apo recenzenti i parë në Kosovë është Dr. Hasan Saliu nga Kolegji AAB, i cili ka 91 recensione të verifikuara nga Web of Science. Pas tij vjen Armond Daci nga Fakulteti i Mjekësisë i UP-së, me 87 recensione, i pasuar nga Arbnor Pajaziti nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, me 68 recensione të verifikuara.
Peer review apo recensioni nënkupton që çdo studim pasi kalon filtrin e parë, atë të kryeredaktorit të revistës shkencore, dërgohet në dy vlerësues (recensent) të fushës të cilët e vlerësojnë punimin shkencor pa e ditur (autorin) se i kujt është.
Ata mund të propozojnë refuzimin e punimit për shkak të cilësisë, të propozojnë publikimin e atij studimi sic është, apo të kërkojnë nga autori përmierësimin e punimit.
Përveç kësaj vështirësie, Kosova duke mos qenë anëtare e UNESCO e ka gjithashtu të vështirë të marrë “licencë” edhe për publikimin e revistave shkencore ndërkombëtare i njohur si ISSN dhe për këtë i drejtohen selisë së ISSN-së në Paris. Por, procedurat janë burokratike dhe kryesisht refuzohen.
Top 5 recensentët shkencorë në Kosovë, sipas Web of Science