Ja kush janë heronjtë ekonomikë që kontribuuan në arkën e shtetit

21 dhjetor 2017 | 15:02

Oda Ekonomike e Kosovës, nesër e (premte), me rastin e 55-vjetorit të themelimit, do të organizojë ceremoninë e shpalljes së 15 tatimpaguesve më të mirë për vitin 2017, si dhe të 20 eksportuesve më të mirë vendor për këtë vit.

“Me kënaqësi ju ftojmë te merrni pjese ne ceremoninë për shpalljen e 15 tatimpaguesve me te mire për vitin 2017 si dhe te 20 eksportuesve me te mire vendor te po këtij viti e organizuar ne kuadër te aktiviteteve për shendimin e 55 vjetorit te Odes Ekonomike te Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Administratën Tatimore te Kosovës dhe Doganat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.
Sipas këtij njoftimi, të pranishëm në ketë ceremoni do të jenë edhe presidenti i Republikës se Kosovës Hashim Thaçi, ministri i Financave Bedri Hamza, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri si dhe drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Tatimpaguesit e vitit 2017 janë:

1. “ELKOS” SH.P.K.
2. “Viva Fresh” Sh.p.k.
3. “BECHTEL ENKA-GP”
4. “IPKO Telecommunications” L.L.C.
5. “COCA-COLA HELLENIC BOTTLING COMPANY-KOSOVO L.L.C”
6. “SHARRCEM” SH.P.K.
7. “TEB” SH A
8. “ABI” SH.P.K
9. GNTC “GORENJE NITI-TIKI COMPANY” SH.A
10. “MERIDIAN EXPRESS” SH.P.K.
11. “FRUTEX” Sh.p.k.
12. “SOLE KOSOVA” Sh.p.k.
13. “AMERICAN HOSPITAL KOSOVA” SH.P.K.
14. Kompania e Sigurimeve “SCARDIAN” J.S.C.
15. “EUROLAB” SH.P.K.

Eksportuesit e vitit 2017 janë:

1. “NEWCO FERRONIKELI” COMPLEX L.L.C.
2. “KOSOVO ELEC SUPPLY COMPANY” JSC
3. “TREPÇA” – ndërmarrje në administrim
4. “REC KOS” SH.P.K.
5. “EX FIS” SH.P.K.
6. “KIVO” L.L.C.
7. “IMK-INDU META E KOSOVËS” SH.P.K.
8. “BIRRA PEJA” SH.A.
9. “INTER STEEL” SH.P.K.
10. “NDERIMI” SH.P.K.
11. “NEWKO BALKAN” L.L.C.
12. “FRUTEX” SH.P.K.
13. “ADI” SH.P.K.
14. “G PLUS” SH.P.K.
15. “DEVOLLI CORPORATION” SH.P.K.
16. “AVATAR” SH.P.K.
17. “PRO CREDIT BANK” SH.A
18. “M & SILLOSI” SH.P.K.
19. “LISI F” SH.P.K.
20. “ELKOS’” SH.P.K.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlera e Bitcoin ka pësuar rënie të ndjeshme, duke rënë…