Ja kush janë serbët e arrestuar në Moldavi, planifikonin grushtshtet me urdhër të rusëve

14 shkurt 2023 | 11:11

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thënë dje se Rusia ka planifikuar të kryente grushtshtet përmes protestave të organizuara nga opozita, duke infiltruar në mes të protestuesve personel të trajnuar ushtarak nga vende si Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi.

“Plani përfshinte sabotim dhe njerëz të trajnuar ushtarakë të maskuar si civilë, në mënyrë që të mund të kryheshin veprime të dhunshme, sulme ndaj ndërtesave qeveritare dhe marrje pengjesh”, ka thënë Sandu në një konferencë shtypi, duke theksuar se kjo nuk ishte hera e parë që Rusia kishte tentuar të kryej veprime të tilla në Moldavi.

E lidhur me këtë çështje tani është zbuluar se një grup i serbëve të arrestuar për planifikim të grusht-shteti me urdhër të Rusisë, janë pjesëtarë të tifo-grupit Grobari në Serbi.

“Nova.rs” ka shkruar se serbët që dyshohen nga qeveria proevropiane moldave, se mund të kenë planifikuar të kryejnë grusht-shtet me urdhër të rusëve, janë tifozë të Partizanit, Grobari.

Siç ka shkruar portali, Grobarit është kapur në aeroportin e Kishinau të Moldavisë dhe janë 12 tifozë të klubit të futbollit të Beogradit, i cili të enjten po luan një ndeshje me Sherifin vendas në fazën eliminatore të Ligës së Konfederatave.

Autoritetet moldave besojnë se serbët janë pjesë e komplotit për grushtshtet.

“Raportet e dërguara tek ne nga partnerët ukrainas tregojnë vendndodhjet dhe aspektet logjistike gjatë organizimit të këtij aktiviteti subversiv. Plani parashikon gjithashtu përdorimin e shtetasve të huaj për aktivitete të dhunshme”, ka thënë presidentja moldave.

Ajo ka theksuar se ndryshimi i pushtetit në Kishinau do të bëhej “përmes veprimeve të dhunshme, të maskuara si protesta nga e ashtuquajtura opozita”. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Sokol Kiqina dhe drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni…