Ja kush ka të drejtë të lëvizë jashtë karantinës në Kosovë
Sot Prishtina është futur në karantinë. Po sot Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se cilat janë kategoritë që kanë të drejtë të lëvizin brenda dhe jashtë karantinës. Sipas MSh-së, karantina nuk vlen për disa kategori, siç janë: profesionistët shëndetësorë, mediat, policia e shumë kategori të tjera.
Komunikata e plotë:
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Tregtisë, këto janë kategoritë që kanë të drejtë të lëvizin brenda dhe jashtë karantinës.
– Profesionistet shendetesor
– Bashkepunetoret shendetesor
– Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë që e vendos Ministria e Shëndetësisë, AKPPM dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës;
– Bashkesite Fetare, Hortilultura, Funeralet
– Kryqi i Kuq
– Sektori i Sigurise
– Policia, IPK
– Ushtria
– AKI
– AME
– Kompanite e Sigurimit Fizim (private)
– Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroportet
– Inspektoratet, qendror dhe lokal
– Sherbimi Korrektues (Gardianet)
Sherbimet Publike
– Pastrimi, mirembajtja, DDD (publike dhe private)
– KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, Ujesjelles-kanalizim, Iber-Lepenci, Telekomi, Posta, Internet
– Media: TV, Radio, Portale
– Institucionet financiare
– Miniera
– Transporti i Zyrtareve (jo i udhetareve)
– Transporti i Mallerave
Administrata
– Stafi esencial i Administrates Qendrore
– Stafi esencial i Administrates Komulae
– Trupa Diplomatike
-. Kompanitë e prodhimit, transmetimit e shpërndarjes së energjisë: KEK, KOSTT, KEDS, dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;
– Ndërmarrjet t Ujësjellësëve Regjional dhe ate vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;
– Kompanitë e komunikimeve elektronike: Telekomi i Kosovës sh.a. dhe kompanive tjera që operojnë në këtë fushë dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;
– Kompanitë të menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave;