Ja kush po merr pjesë në seancën solemne
18 shkurt 2018
| 12:50
Në seancën solemne që po mbahet për nderë të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës po marrin pjesë shumë mysafirë.
Pjesë e kësaj seance janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti Ilir meta, ish-senatori amerikan Eliot Engel, ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ish-kryeadministratori i UNMIK-ut, Bernard Kuchner, ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, ambasadorë dhe mysafirë nga shumë vende të botës.
Në mesin e mysafirëve është edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.