Ja kush pritet të zë vendin e Arben Ahmetajt në Kuvendin e Shqipërisë

10 janar 2024 | 13:00

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka humbur mandatin e deputetit, për shkak të mungesës së tij 6-mujore në seancat plenare.

“Seanca e fundit plenare, ku deputeti Arben Ahmetaj, ka marrë pjesë është data 6 korrik 2023” ka njoftuar Kuvendi.

Por kush pritet të ulet në karrigen e deputetit në vend të tij në Kuvend?

Sipas përllogaritjes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, në listën shumëemërore të kandidatëve të Tiranës pas Arben Ahmetajt, renditet Dallëndyshe Bici, e cila ka fituar 4 977 vota preferenciale.

Dallëndyshe Bici, aktualisht mban postin e drejtueses së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Nëse Bici nuk do të pranojë të marrë mandatin e deputetit, rruga i hapet Plarent Ndrecës, i cili në zgjedhjet e 2021 ka siguruar i 4 008 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jason Momoa dhe Lisa Bonet vendosën për divorc në të…