Ja kush trashëgon pasurinë e Berlusconit

13 qershor 2023 | 08:25

Edhe pse ende nuk kanë kaluar 24 orë që nga lajmi se ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka ndërruar jetë, është vendosur që trashëgimia e një prej personave më të pasur të ndahet mes pesë fëmijëve të tij.

Agjencia mediatike Ansa ka treguar se pasuria prej më shumë se 4 miliardë eurosh do të ndahet te fëmijët e politikanit, të cilët kanë ardhur në jetë nga dy martesa.

Pritet të zbulohet para noterit nëse gruaja e tretë Marta Fascina, e cila u martua vetëm simbolikisht, pa asnjë të drejtë ligjore, të marrë pjesë në ndarjen e rëndësishme të pasurisë së Berlusconit.

Nga deklarata e pasurisë në vitin 2021, e paraqitur nga Berlusconi në Parlament, ka një shumë të tatueshme prej gati 18 milionë eurosh.

Megjithatë, tema qendrore e trashëgimisë është ndarja e aksioneve të kompanive, të cilat, gjithashtu, luajnë një rol shumë të rëndësishëm.

Nëse në vend të testamentit të tij Berlusconi do të kishte rregulluar ndryshe një të tretën e trashëgimisë në disponueshme, Barbara, Eleonora dhe Luigi mund të bëheshin pronarë të 45 % të pasurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të presidentes së shtetit Vjosa Osmani dhe kryeministrit…