Ja lista e Challandesit për miqësoret e marsit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i luajë dy ndeshje miqësore në Francë në datat e lira të FIFA-s.
Më 24 mars, Kosova do të ballafaqohet me Madagaskarin, kurse më 27 mars do të luajë kundër Burkina Fasos. Në këto dy ndeshje do ta bëjë debutimin në krye të kombëtares së Kosovës, përzgjedhësi i ri, Bernard Challandes, i cili për këto dy ndeshje ka ftuar 23 futbollistë, e ku për herë të parë janë përfshirë disa futbollistë të rinj, ndërkohë Valon Berisha dhe Besar Halimi do të mungojnë për shkak të lëndimeve.
Lista e futbollistëve
Samir Ujkani, Bledar Hajdini, Faton Maloku, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Mërgim Vojvoda, Ardin Dallku, Fidan Aliti, Lirim Kastrati, Benjamin Kololli, Alban Pnishi, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Herolind Shala, Gjelbrim Taipi, Edon Zhegrova, Arbër Zeneli, Bernard Berisha, Bersant Celina, Milot Rashica, Elbasan Rashani, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.