
Ja lista e Kosovës për ndeshjen ndaj Maqedonisë
11 shtator 2018
| 18:15
Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova të martën në konferencë për medie e ka bërë publike listën e basketbollistëve që do të paraqiten për Kosovën në ndeshjen ndaj Maqedonisë.
Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 20:45, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.
“12 lojtarët që do të paraqiten të enjten në parket e ata janë: Mirza Ahmetbasiq, Erjon Kastrati, Dardan Berisha, Leonard Mekaj, Valon Bunjaku, Scott Bamforth, Rron Ukaj, Ergin Grosha, Lis Shoshi, Fisnik Rugova, Alban Veseli dhe Gëzim Morina”, ka thënë Rugova.
/Epoka e re/