Ja lista e pagave të lojtarëve në Serinë A
Afrimi i Cristiano Ronaldos, i riktheu shkëlqimin e munguar Serisë A.
Ylli portugez është padyshim edhe lojtari më i paguar me një diferencë shumë më të madhe se futbollistët e tjerë.
Paga vjetore e CR7 shkon plot 31 milionë euro euro, sa trefishi i Gonzalo Higuain që mban edhe vendin e dytë. “Gazzetta dello Sport” ka bërë publike edhe listën e me 20 pagat më të larta të të lojtarëve në Serinë A. Në total fatura e të gjitha pagave shkon 1.1 miliardë euro.
Lojtarët më të paguar në Serinë A (neto):
Cristiano Ronaldo 31 milionë euro
Gonzalo Higuain 9,5
Paolo Dybala 7
Miralem Pjaniq 6,5
Douglas Costa 6
Gianluigi Donnarumma 6
Leonardo Bonucci 5,5
Emre Can 5
Lorenzo Insigne 4,6
Mauro Icardi 4,5
Radja Nainggolan 4,5
Edin Dzeko 4,5
Ivan Perisiq 4
Sami Khedira 4
Mario Mandzukiq 4
Giorgio Chiellini 4
Blaise Matuidi 4
Juan Cuadrado 4
Wojciech Szczesny 4
Dries Mertens 4