Ja lojtarët që humbën finalen e LK-së dhe Botërorin në të njëjtin vit
Një nga njerëzit më të pafat të këtij sezoni, pa dyshim që është Dejan Lovren.
Mbrojtësi kroat, humbi finalen e Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, teksa pësoi një disfatë nga Reali i Madridit, por edhe në Kupën e Botës, doli i humbur, pasi Kroacia e tij u mund me shifrat 4-2 nga Franca.
Por, Lovren nuk është i vetmi që ka humbur dy finale kaq të rëndësishme brenda një sezoni. Më poshtë, ju sjellim 10 lojtarë që kanë dalë me kokën poshtë, në të njëjtin vit nga finalet e Ligës së Kampionëve dhe Botërorëve.
Nils Liedholm (1958) – Milan humbet ndaj Realit, Suedia humbet ndaj Brazilit.
Pol Brajtner (1982) – Bajerni humbet ndaj Aston Vilës, Gjermani humbet ndaj Italisë.
Karl Hajnz Rumenige (1982) – Bajerni humbet ndaj Aston Vilës, Gjermani humbet ndaj Italisë.
Karsten Ramelou (2002) – Bajer Leverkusen humbet ndaj Realit, Gjermania humbet ndaj Brazilit.
Bernd Shinder (2002) – Bajer Leverkusen humbet ndaj Realit, Gjermania humbet ndaj Brazilit.
Oliver Nojvill (2002) – Bajer Leverkusen humbet ndaj Realit, Gjermania humbet ndaj Brazilit.
Tieri Henri (2006) – Arsenali humbet ndaj Barcelonës, Franca humbet ndaj Italisë.
Arjen Roben (2010) – Bajerni humbet ndaj Interit, Holanda humbet ndaj Spanjës.
Mark Van Bomel (2010) – Bajerni humbet ndaj Interit, Holanda humbet ndaj Spanjës.
Dejan Lovren (2018) – Liverpul humbet ndaj Realit, Kroaci humbet ndaj Francës.