Ja lojtari që vrapoi më së shumë në Botëror
18 korrik 2018
| 17:52
Ivan Perisiq ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në suksesin e Kroacisë. Ekipi kroat arriti të shkonte deri në finale pasi eliminoj një ekip të mirë si Anglia në gjysmëfinale.
Sigurisht që rol të rëndësishëm edhe në ndeshjen me Anglinë dhe me Francën në finale ka pasur lojtari i Interit, Ivan Perisiq. 29-vjeçari punoi shumë në sulm duke shënuar e asistuar por nuk e la pas as pjesën difensive. Ndërsa po tu referohemi statisitkave Perisiq është lojtari që ka vrapuar më shumë në këtë Botëror.
Plot 74.5 kilometra të përshkruara në 7 ndeshje nga lojtari i Interit. Këtu duhet marrë parasysh se Kroacia luajti dhe tre ndeshje të cilat shkuan me 120 minuta.