Ja masat anti-Covid 19 që po merr NBA-ja
Më 31 korrik do të rinisë sezoni 2019-2020 i NBA-së, i ndalur në mes që prej mesit të marsit për shkak të koronavirus. NBA është duke hartuar masat anti-Covid 19 që do të aplikohen gjatë periudhës që 22 skuadrat do të grumbullohen në Orlando.
Një nga masat kryesore do të jetë numri i personave që do të lejohen në këtë kampus. Sipas ESPN, në kampusin e “Walt Disney World” do të jenë vetëm 1600 persona gjatë periudhës së ndeshjeve. Çdo lojtar mund të ketë me vete maksimumi 3 familjarë. Ata do të lejohen të vijnë në kampus vetëm pas përfundimit të sezonit të rregullt. Gjithashtu, të gjithë ata që do të largohen nga Orlando pas përfundimit të ndeshjeve do të kryejnë 2 teste anti-Covid, të cilat duhet të dalin negative.
Vetëm në këtë mënyrë ata mund të lënë qytetin dhe rikthehen në shtëpitë e tyre. Pasi të rikthehen në shtëpitë e tyre, lojtarët do të qëndrojnë 10 ditë në karantinë. /Telesport/