Ja me cilën skuadër do të përballet Drita në raundin tjetër

12 korrik 2022 | 23:17

Drita është kualifikuar në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, pasi mposhti Inter Turkun, me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Skuadra nga Gjilani, në raundin e dytë, do të ketë punë me skuadrën belge, Royal Antwerp.

“Intelektualët”, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, shënuan tre gola.

Fillimisht golin e parë e shënoi Marko Simonovski në fillim të pjesës së parë, derisa me këtë rezultat përfundoi kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, Drita shënoi dy gola ‘express’, me Arbnor Mujën, në minutën e 49’ dhe 51’. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Ndryshe, edhe skuadra e Ballkanit do t’i vazhdojë garat në Ligën e Konferencës, pasi u eliminuan nga Zalgiris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Hoxhaj, nënkryetari i kuvendit të Kosovës është shprehur sot…