Ja mesazhi i presidentes së Kroacisë për finalen ndaj Francës

15 korrik 2018 | 15:49

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka publikuar një video në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ku ka falënderuar Rusinë për mikpritjen gjatë kampionatit botëror si dhe ka bërë tifo për ekipin e shtetit të saj që sot do të luaj për Kupën Botërore në ndeshjen me Francën.

“Në emër të fansave të Kroacisë, e falënderojë Rusinë për mikpritjen e ngrohtë. Ju ishit nikoqirë fantastik. Tifo për Kroacinë sonte. Le të festojmë gjithë se bashku. Faleminderit Rusia dhe shko Hrvatska!”, ka thënë ajo së bashku me ekipin e saj mbrapa saj duke bërë tifo për Kroacinë.

https://www.facebook.com/KolindaGrabarKitarovic/videos/1767934316606853/?t=0

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia është duke shënuar përvjetorin e dytë të puçit të…