Ja ndryshimi në garën e Kupës
08 shkurt 2019
| 16:57
Bordi i FBK-së ka aprovuar idenë dhe kërkesën e KB Rahoveci që në kuadër të Euroing Kupës së Kosovës të shtohet edhe ndeshja për vendin e 3-të, përkatësisht për medaljen e bronztë.
Në këtë ndeshje ballafaqohen dy skuadrat gjysmëfinaliste që nuk arrijnë të plasohen në finale. Ndeshja në orar është zyrtarizuar për të shtunën me 2 mars në ora 19:00.
Duhet të theksohet se kjo është hera e parë që një ndeshje për vend të 3-të zhvillohet në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll.