Ja në çfarë gjendje është autostrada “Ibrahim Rugova”
24 prill 2018
| 16:37
Autostrada “Ibrahim Rugova” e cila buxhetit të Kosovës i ka kushtuar rreth një miliard euro, edhe pse e punuar me standarde evropiane dhe e ndërtuar nga një kompani me renome ndërkombëtare siç është “Bechtel-Enka”, ajo gjatë stinëve të vjeshtës dhe dimrit e humb bukurinë e një autostrade, ndërtimi i së cilës ka kushtuar me një kosto të shtrenjtë, raporton “Epoka e re”.
Kompania “Bechtel-Enka” e cila kërkon nga Qeveria e Kosovës të paguajë ndëshkimet për shkak të vonesave të pagesave ndaj saj, autostrada që ka ndërtuar kërkon riparime kohë pas kohe.
Siç shihet në fotografi kësaj autostrade nuk i është kushtuar kujdes infrastrukturës anësore fare, dhe kjo paraqet rrezik për vozitësit.
/Epoka e re/