Ja në cilat qytete partitë dolën të parat?
Më 6 tetor Republika e Kosovës ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas rezultateve preliminare partia fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje (LV), pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pas saj koalicioni AAK-PSD dhe koalicioni Nisma-AKR-PD që ende nuk e ka të sigurt nëse do ta kalojë pragun prej 5 për qind.
“Epoka e re” ju sjell rezultatin ku këto parti dolën të parat nëpër komuna në zgjedhjet e 6 tetorit.
LV-ja ka dalë e para në nëntë komuna, LDK-ja në tetë komuna, PDK-ja në katër komuna, koalicioni AAK-PSD në pesë komuna, koalicioni Nisma-AKR-PD vetëm në një komunë. Ndërkaq Lista Srpska në dhjetë komuna.
112, Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
Drenas, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj dhe Shtime
119, AAK-PSD koalicioni 100% Kosovë:
Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik
122, Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë:
Malishevë
126, Lëvizja Vetëvendosje:
Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Vushtrri
127, Kosova Demokratik Türk Partisi:
Mamushë
134, Lidhja Demokratike e Kosovës:
Dragash, Istog, Fushë Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Viti
135, Srpska Lista:
Leposaviq, Novoberdë, Shterpcë, Gracanica, Ranilluk, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, dhe Zubin Potok