Ja nga cilat shtete mërgata dërgoi para më shumë për Qeverinë e Kosovës

22 prill 2020 | 10:04

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka treguar se sa para janë mbledhur në fondin me donacione nga mërgata. “Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment në llogari janë derdhur 481.200 Euro. Donacione nga Zvicra janë 237.000 euro; nga Gjermania 123.000; nga Kosova 34.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës’’, shkruan ai.

‘’Në këtë shumë të përgjithshme, një vlerë prej 19.500 eurosh në bazë të rregullave ekzistuese është dashur të kalojë në llogarinë e BQK-së, si tarifë për transakcion, por bordi i BQK-së ka vendosur që për transferet në llogarinë COVID 19, të aplikohet tarifa prej ZERO Euro. Një falenderim shumë i veçantë për menaxhmentin dhe bordin e BQK-së. Njëkohësisht meriton një falenderim të veçantë edhe z. Ahmet Ismajli, drejtor i Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, i cili me shumë interesim i përcjell të gjitha lëvizjet në këtë llogari’’, shkroi Bislimi, duke treguar procedurën nëpër të cilën është kaluar për pranimin e këtyre mjeteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një oficer doganor, nga pika kufitare e Vermicës në Prizren,…