Ja nga kush rrezikoheni të infektoheni me virusin korona
Shumica e pacientëve me koronavirus u infektuan nga personat që nuk shfaqnin simptoma, tregoi një studim i ri i rasteve në Kinë.
Studiuesit e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin Shanghai Jiao Tong vlerësuan se sa kohë nevojitej që dikush të infektohej me COVID-19, raporton “Daily Mail”.
Duke përdorur modelimin matematikor, ekipi zbuloi se 79.7 për qind e njerëzve iu transmetua virusi pandemik nga persona që nuk shfaqnin simptoma.
Ekipi, gjithashtu, zbuloi se koha mesatare që dikush ka virusin dhe mund ta kalojë atë përpara se të shfaqë simptoma është 3.8 ditë.
Weituo Zhang dhe kolegët e studimi thonë se rezultatet e tyre tregojnë se izolimi vetëm nuk është i mjaftueshëm, ai duhet të shoqërohet me testime rigoroze dhe gjurmimin e virusit.
Gjetjet pasqyrojnë të dhëna të disponueshme nga studimet e shumta të viruseve në zonat me kontakt të afërt, veçanërisht nga rastet e konfirmuara.