Ja nga sa vite janë dënuar Sadri Ramabaja e të akuzuarit tjerë në rastin “Syri i Popullit”
Të gjithë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale.
Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi-Jashanica.
Avni Llumnica për veprën penale të hakmarrjes është dënuas 3 vite, për dhunim 1 vit, për shkak të veprave terroriste 10 vite, kurse më pas ndaj tij është shpallur dënim unik prej 12 vitesh burgim.
I llogaritet edhe koha në paraburgim dhe i konfiskohet “BMW” me targa të huaja.
Ragip Sallova për shkak të veprave terroriste 4 vite. Sadri Ramabaja, 5 vite. Behxhet Luzha fajtor sepse kanë ditur se të tjerët po kryej vepra edhe për moslajmërim të veprës penale, 2 vite.
Halim Halimi, dënim me burg 3 vite.
Bajrush Konjusha shpallet fajtor edhe për armëmbajtje pa leje. Edhe për terrorizëm 3 vite dhe gjobë 300 euro.
Rexhep Topllana 2 vite. Murat Jashari i konfiskohet arma. Për të shqyrtohet masa e trajtimit të detyrueshëm për 10 vite.
“Avni Llumnica fajtor, sepse me dashje që i akuzuari Murat Jashari të vras Azem Vllasin i dha ndihmë atij duke e sjell nga Zvicra të akuzuarin Jashari, e më pas e ka ftu edhe si mysafir në shtëpinë e tij, e më pas kanë qenë edhe në Vilën Panorama, e më pas edhe i ka pagu fjetjen pasi që i akuzuari Jashari e ka kry tentim vrasjen ata sërish kanë dashtë për tu kthy në Zvicër. Është vërtetuar se i akuzuari ka kry hakmarrje në ndihme. I akuzuari po ashtu sa ishte në qendër të paraburgimit në Lipjan me kanosje dhe me forcë e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale dhe ka kryer veprën sulm seksual. Me pas edhe Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Rexhep Topllana dhe Murat Jashari janë fajtor sepse kishin themeluar organizatën ‘Syri i Popullit’, ku ishte marr vendim që të fillojnë me aksione të ndryshme me qëllim të shkatërrimit të akterëve shtetëror, duke përpiluar një listë për likuidim”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi-Jashanica.