Ja nga sa vota fituan kandidatët e LVV, LDK e PDK në një vendvotim në Viti

13 shkurt 2025 | 18:55

Në Viti po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Plus TV ka siguruar rezultatet e një vendvotimi të qendrës më të madhe të votimit në këtë komunë në shkollën “Bafti Haxhiu” në Viti.

Në bazë të rezultateve të vendvotimit 2601/01 po prin Lëvizja Vetëvendosje, pasi kandidatët e kësaj partie kanë marrë më shumë vota.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë 111 vota në këtë vendvotim, pasuar nga numri dy i listës së VV-së, Glauk Konjufca me 73 vota, Nijazi Isaku dhe Mirlinda Sadiku nga 67 vota, Arsim Ademi 62 vota, Imri Demelezi 49.

Sa i përket kandidatëve të LDK-së, bartësi i listës, Lumir Abdixhiku në këtë vendvotim ka marrë 81 vota, pasuar nga Sokol Haliti 70 vota, Lumbardh Salihu 40 vota, Lutfi Haziri 32, Vjollca Zejnullahu 25, e të tjerë.

Ndërkohë, lista për kandidatë e PDK-së, bartësi i listës Bedir Hamza ka marrë 73 vota në këtë vendvotim, pasuar nga Taulant Haxhiu 51, Arbiana Xhemajli 50, Memli Krasniqi 49, kurse Sylejman Berisha 37 vota, e të tjerë tutje.

Qendra e votimit në shkollën “Bafti Haxhiu” ka pasur të regjistruar 5 mijë e 522 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa fituese sipas rezultateve paraprake është LVV që ka marrë 881 vota, pasuar nga PDK me 463 dhe LDK me 433 vota.

Numërimi në qendrën komunale të numërimit në Viti po vazhdon edhe në këto momente./PlusTV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme ka filluar procesi i numërimit të…