BE-ja: Nuk ka muri në urën e Ibrit

17 korrik 2018 | 14:32

Ndërtimet e fundit që po ndodhin afër urës së lumit Ibër në Mitrovicë janë në pajtim me marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe nuk është duke u ndërtuar asnjë mur i ri ndarës.

Kështu ka bërë me dije për “Radion Evropa e Lirë”, Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Ditëve të fundit mediet në Kosovë kanë raportuar se tashmë ka filluar ndërtimi i një muri të ri afër urës së lumit Ibër që ka për qëllim ndarjen mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Plani i ndërtimit të rrethrrotullimit në pjesën veriore të Mitrovicës është si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në Prishtinë me 4 Shkurt 2017 dhe në pajtim më marrëveshjen e Brukselit e nënshkruar me 25 gusht 2015. Kjo do të lidhë projektin e BE-së për revitalizimin e urës në Mitrovicë dhe objekteve përreth, si dhe projektin për ta bëre rrugën ‘Mbreti Petar’ ta kalueshme për këmbësorë. Të gjitha punët pritet të përfundojnë në fund të këtij muaji”, ka  njoftuar kjo zyre.

Në fund të vitit 2016 komuna e Mitrovicës Veriore ka ndërtuar një mur të gjatë dy metra, çka ngjalli shumë reagime në Prishtinë.

 

Muri është rrënuar në shkurt të vitit 2017 pas një marrëveshje të arritur në Prishtinë mes përfaqësuesve shqiptarë dhe atyre serbë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja për Bashkim (LB) ka reaguar lidhur me ndërtimin e…