BE-ja pa afat kohor për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Shpesh ishte deklaruar nga zyrtarë ndërkombëtar dhe vendor, se në vitin 2019 dialogu Kosovë-Serbi do të përfundonte me një marrëveshje “historike”.
Por në strategjinë e Zgjerimit të BE-së që do të publikohet nesër, sipas dokumenteve që kanë dalur nëpër media, nuk është thënë se marrëveshja finale duhet të finalizohet domosdoshmërisht në vitin 2019.
Në strategji kërkohet një normalizim gjithpërfshirës ndërmjet dy vendeve, por që nuk përmendet ndonjë afat kohor për finalizimin e marrëveshjes, transmeton lajmi.net
“Pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE-ja, nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalisht e detyrueshme për normalizimin është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në një pjesë të draft-strategjisë.
Në këtë strategji që e plotë do të publikohet nesër, Serbisë dhe Malit të Zi i jepet vitit 2025 si afat kohor për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.
E shteti serb, vazhdon ta ketë si kusht kryesor vetëm dialogun me Kosovën.
Pra edhe mundësia që të vendosej si kusht njohja e ndërsjellë ka rënë poshtë, pasi Bashkimi Evropian zyrtarisht nuk po e kërkon një gjë të tillë.
Kjo draft-strategji deri më tani është kritikuar mjaft shumë, pasi Kosova përmendet shumë rrallë, që i bie se perspektiva evropiane e Kosovës nuk është në rrugën e duhur.
Liderët kosovarë shpesh janë kritikuar për mos-ratifikimin e demarakcionit dhe luftimin e korrupsionit, në mënyrë që të liberalizohen vizat. /Lajmi.net/