Ja parashikimi i Hitzfeldit për Kupën e Botës
Ottmar Hitzfeld mendon se një lojtar i Bayern Munchen, Thomas Muller do të jetë ylli i skuadrës gjermane në Botërorin e Rusisë.
“Mendoj që lojtari i turneut do të jetë Muller. Atij i besoj, është në një formë të mirë, pasi ka zhvilluar një kampionat shumë të mirë me Bayernin në Bundesligë. Thomas mund të bëjë diferencën, pasi mund të shënojë nga hiçi. Ai ka një karakter të fortë dhe nuk është kurrë i kënaqur me veten. Dhe çfarë është më e rëndësishme është se Muller e di si luhet në Botëror”, ka thënë Hitzfeld.
69-vjeçari mendon se Botërorin do ta fitojë Gjermania. “‘Pancerat’ do të shpallen kampionë, por kjo nuk është kaq e thjeshtë dhe e sigurt. Të fitosh trofeun, të duhet një performancë e mirë. Por kam besim te Joachim Loë, ai është personi që arriti të mblidhte skuadrën dhe t’i japë asaj një identitet, që u pa edhe në kampionatin e kaluar Botëror”, ka deklaruar Hitzfeld.