Ja parashikimi i Challandesit për ndeshjen ndaj Anglisë
09 shtator 2019
| 21:26
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se e di sa e vështirë do të jetë përballja me Anglinë, por ka shprehur besimin në lojën e lojtarëve të tij.
“Jemi Kosova dhe jemi këtu për t’u përballur me një nga ekipet më të mira në botë. Kemi bërë lojë të mirë ndaj Çekisë. Ishte shumë e vështirë. Kam parë ndeshjen e Anglisë ndaj Çekisë. Nënkupton që do të jetë për ne ndeshje jo e lehtë. E di këtë. Për mua si trajner nuk është e lehtë të jap vlerësim apo parashikim. Nëse them se po vijmë për fitore, shumë njerëz do të mendojnë se po e teproj. Nëse them para ndeshjes se s’mund të fitojmë ndaj Anglisë, duhet të ndryshoj punë”, ka thënë Challandes.