Ja për çfarë akuzohej Ruzhdi Kabashi
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha
(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /7/
(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)
Pse në Qershorin e vjetit 1945 asht takue me nji kryetar të bandave t’armatosuna balliste të quajtunin Sali Zhuri me qëllim ti riparonte nji radio aparat transmetues me anën e të cilit i nalt përmenduni Sali të mundëte me marun lidhje me agjentat e huaj, njëkohësisht dhe me Muharrem Bajraktarin, tradhtar’i njoftun i popullit Shqiptar, tue dijtun fort mirë se këta punojnë e veprojnë për përmbysjen e rregullimit të Jugosllavisë Demokratike Federative me ane të kurijerve u ka dergue shkoqitje e shpjegime se si duhet e ç’asht e nevojshme me rregullues e me u rumun në kontakt me anë të Radio aparateve për këto arsyena ka formua fajin e parapamë e të ndëshkueshëm si mbas artikullit II të Ligjit mbi krimet e Shtetit.
Për sa u tha ma sipër.
Prokuroria Publike e Kosovës propozonte:
1.- Që për të pandehurit të bahet seance publike para Gjyqit Krahinuer të Kosovës dhe Metohis, i cili asht kompetent për gjykimin e tyne, në bazë t’artikuj ve 14 fraza e 1 të Ligjit mbi krimet kundra popullit dhe Shtetit, dhe në mbështetje të artikullit 28 mbi ligjin e rregullimit të Gjyqeve popullore.
2.- Në ditën e seancës publike të sjellin prej burgut të këtushëm të gjithë të pandehurit, sa i përket të: pandehurit Sefedin Ahmeti, i cili asht marrë në pyetje prej Hetuesit, pastaj asht aratisun, të gjykohet në mungesën e tij, në bazë artikullit 15 fraza e 2 nën b të Ligjit mbi krimet kundra popullit dhe Shtetit, dhe me detyrim qi t’i caktohet avokati mbrojt.
3.- Të pandehurve caktohen advoketnit mbrojtsa, në qoftë se ata nuk i kanë caktua ose nuk i caktojnë.
4.- Në seancën publike të këndohen “Instrukcjonet kryesore” t’ashtuquajtunit “Komiteti Qëndruar” së pari në gjuhën Shqipe dhe pastaj në gjuhën serbishte, të këndohet letra e udhëzimeve të shkrueme me datën 4 të IV. 1945, të cilën e kanë shkrua antarët e Komitetit Ballist të Rrethit Rahovecit, të këndohet letra qi ka shkrue Komiteti femnuer Ballist t’aratisunve me datën 2 / VI / 1945; të revidohet dosja (letrat) e gjetuna ke i pandehuni Abdullah Rexhepi.
Prokuroria jepte edhe këto arsyetime:
Akuza asht e bazueme kryekëput ne pohime qe personalisht të pandehurit kane bamun ose qe kane tregua për te pandehnit tjerë gjate kohës hetimore, si në dy letrat e udhëzimeve njena prej te cillavet asht e shkrueme prej te pandehurit Tahir Deda, nji prej anëtarëve drejtues nga ma te shquemit, te udhëheqjes qendrore tashtuqyejtun, “Komiteti Nacional Demokratik dhe tjetra prej te pandehnit Rifat Krasniqi nji nder funkcioneret kryesuar te Komitetit Ballist te rrethit Rahovec.
Pohimi i te pandehurve dhe akuza qe kane bamun shoqi shoqit ne lidhjet e ngushta qe kane pasun ne mes te tyne rezumohen (…):
Mbas kapitullimit te Italisë ne vjetin 1943, udheheqsat fashist gjerman bashke me gestapon menjiheri kane fillua me tradhtaret e popullit Shqiptar qe e nevojshme dhe e domosdoshme për ta me vazhdua mashtrimet ndaj popullit Shqiptar ne ketë mënyre masën Shqiptare me e futun ne lufte kundra popujve te tjerë, për qëllimet e interesat e tyne. Ka qene fare e lehtë me pervehtsue njerëz si kane shërbye edhe ngjetiu si p.sh. Xhafer Deven, Bedri Pejanin, Rexhep Mitrovicen e te tjerë.
Si mbas instruksioneve te gestapos e nen udhëheqjen e Xhafer Deves asht forme Lidhja e Dyte e Pri¬zrenit nen hijen e emnit e te cilles do tu mshifshin qëndrimi tradhtar e kriminel te punëve qe dot kryheshin me t’ardhshmen, qen si prijsa e drejtues te kësaj lidhje Xhafer Deva e kompania.
Ne komitetin e Lidhjes se Dyte Prizrenit, nuk janë pranua vetëm (…) veglat e Gjermanisë fashiste qe njiheshin prej gjithkujt, por edhe (…) të cilat kanë pasun lidhje dhe me anët e tjera t’agjentures reaksionare te vendeve te huaja. Tuej qene se njerëzit e Lidhjes se Dyte Prizrenit, për nji kohe te u komprometuen ne veprimtarin e tyne tradhtare e kriminele, tuej perlyen duer me gjakun e popullit te pafajshëm me anën e regjimentit Kosova dhe te divizioni SS Skenderbeg, ne ketë mënyre del ne shesh lidhja tradhtare me agentat e huaj reaksionar, me qene se kjo ishte bamun ne nji mënyre qe puna tradhtare dhe antipopull t’ishte e maskueme.
Si mbas instruksioneve te nji agenti te spiunazhit te huaj, ne fruerin e vjetit 1944 asht mbajtën nji mbledhje ne prezencën e këtij agenti nga njena dhe te Sylejman Rizes, Hasanbeg Kryeziut, Ejup Binakut, Halim Spahis, e te tjerë nga ana tjetër. Ne mbledhje asht vendosun: që n’organizata te tyne, duhet te hyjnë te gjithë ata qe pak a shume nuk janë komprometua sheshazi ne veprimtarin tradhtare kundra popullit Shqiptar, ndërsa anëtarët e lidhjes se dyte te Prizrenit, sheshazi kane bashkpunue me okupatorin dhe kane ba krime kundra popullit Shqiptar, kështu që organizata e Sylejman Rizes, Ejup Binakut, dhe e te pandehurit Halim Spahiut thërriste irredentistë gjë te cillen i pandehuni Halim e ka pohuem, tuej tregu se bashkëpunimi me gjermanet te mos bahet ne asnjë mënyre ashiqare bile dhe nga njëherë me bamun nga nji batare pushke me ta ose ma mire mos me luftua aspak.
Tuej veprua ne ketë mënyre do të arrinin qe masat Shqiptare te mos i zbulonin punën e tyne tradhtare dhe te kujtonin qe ata janë tue ba luftën. Pse masat Shqiptare ishin te bindura qe vetëm partizanet bajshin nj i lufte te vërtet e te pa mëshirë kundra okupatorit, dhe kishin nji simpati te veçanet për te. Ne qoftë se ju mendoni qe partizanet mos t’a pervehtsojne popullin, athere ju duhet qe t’i luftoni, kështu thonte agjenti i huej.
Ne ketë mbledhje dhe ne mbledhjet tjera qe kane bamun ne mes te tyne te lartpërmendurit, asht vendos me organizua disa njësi ushtarake te ndamë nen komandën e Ejup Binakut, i cili ka pasun për detyre me mobilizua njerëz t’armatosun e me u përgatit qe te kryejnë detyrën e ngarkueme, kur ky te ketë marrun urdhrin. Qëllimi kryesuar ka qene i kjarrt qe këto njësi do te rrinin ne pritje d.m.th. inaktive, karshi lëvizjes t’Ushtrisë Nacional Çlirimtare, kështu ta arrihne me ndamun masën e popullit Shqiptar, e cila mund te merrte pjese krahë për krahë me U.N.Ç.
Halim Spahia akuzohej:
Siç shihet prej vetëmohimit te pandehurit Halim Spahis, ata kane qene te ndërgjegjshëm dhe te paralaj¬mruem për sa i përket urdhrit te dhanun prej shtabit te përgjithshëm t’U.N.Ç. Jugosllave, qe ne Jugosllavi nuk ekziston asnjë njësi ushtarake nen nji komande tjetër cilado qoftë, vetëm ajo Ushtri qe asht nen komandën e shtabit te përgjithshëm t’U.N.Ç., dhe ne se ndodhet ndonjë e tillë do te konsiderohet si fuqi anmike.
Këta kane krijua çetat e veta dhe i kane ndihmua n’organizim, materialisht dhepolitikisht, për qëllimet e tyne ushtarake.
Prej kësaj shohim kjart se i pa ndehuni Halim Spahija me shoke, kane punua te njëjtën puneqe kane bamun Drazha Mihajloviq ne Serbi, Maçek ne Kroaci dhe Kralj Petri ne London me qeverinë e tije tradhtare. Mbasçlirimit i pandehuni Halim Spahija arrin deri ne poaiten Kryetar i Këshillit te rrethit Prizrenit, net e cilën pozite vazhdon punën e tije tradhtare me sa fuqi qe ka; ai lidhet me nji shumice miq te vet, me anën e te cilëve zbaton veprimtarin e tij tradhtare, sambas instruksioneve qe ai personalisht merrte përjashtaterritorit te Kosovës e Metohis. Ay shpresonte ma tepër ne miqësinë e ne bashkëpunimin e Tahir Dedes, me anën e te cilit venene praktike instruksionet e mar-una prej agentive te huaj. Mbas nji bashkëfjalimi qe ka pasun me nji agent te huej ne muajin Fruer të vjetit 1945, ne Prizren ai ka dhanun udhëzimet t’ashtu qyejtunit Komiteti Nacional Demokratik, i cili net e vërtetën zavendsonte organizatën Irredentiste te Sylejman Rizes e kompanisë, me kondita te reja ne tokat e çlirueme dhe me emnin e rij vazhdon punën e tij jo si përpara, por si organizate e kryengritjes tradhtar Detyrat, të cilat janë paraqitun para kësaj organizate, menjiherit janë zbatua ne praktike:
1) Me ndamun masat Shqiptare prej lëvizjes Nacional Çlirimtare, tuej gënjye e tuej propagandua qe te krijohet nji terren i përshtatshëm për krimet e tyne kundra popullit e kundra shtetit tuej thanun qe populli Shqiptar nuk ka as ma te voglen te drejt, nuk ka flamurin e vet kombëtar, nuk ka nenpunsat e vet; dhe se si Shqiptaret e vrasin tuej konsiderua këta si kriminelë lufte, te cilët për krimet e tyne do te japin llogari para gjyqit te popullit.
2). Simbas udhëzimeve te dhanuna prej te pandehurit Halim Spahis kane angazhua funksionarët e pushtetit populluar e te komandave ushtarake qe me mundun ne mënyrën ma te lehte me minue përbrenda pushtetindemokratik populluar dhe njikohsisht Armatën jugosllave.
3). Njerëzit e Komitetit nacional demokratike simbas instruksioneve te dhanuna prej te pandehurit Halim Spahija e nen udhëheqjen e Tahir Dedes janë bashkua e lidhe me bandat e armatosura ne Drenice, Mitrovice, Ferizaj e Gilan; tuej ju ndihmua aktivisht ne derguemjen e informative, tuej u dhanun direktiva për veprimin e tyne, ndërsa ata banin luftime nga prapavija e Armatës Jugosllave, ne ketë mënyre ata kane shtimun nji thike mbrapashpinës popullit Shqiptar i cili bashke me popujt te tjerë te Jugosllavisë ka dhëne mundimet e fundit për çlirimin e Jugosllavisë Demokratike Federative.
4). Kur bandat balliste u thyen keqas ne krejt territorin e Kosmetit, nji anëtar i organizatës Irredentiste i quejtuni Haki Taha, vrau djalin ma te mire të popujve te Kosovës e Metohis, vrau nji nder nga luftaret ma te vjetër e ma te mire te lëvizjes antifashiste, vrau mikun ma te dashtun jo vetëm te popullit Shqiptar te Kosmetit, por edhe te gjithë popullit Shqiptar te Shqipnis te re demokratike popullore shokun “Miladin Popoviqin”.
Komiteti qëndruar nen udhëheqjen e Tahir Dedes u lidhe me komitetin ballist te Prizrenit, sekretar i te cilit ishte Sefedin Ahmeti, natyrisht edhe me pëlqimin e bandës balliste te kapiten Riza Aliut, ky organizoj atentatin ne personat e pushteti populluar si P.sh. ne shokun Xhavid Nimani.
5) 1 pandehuni Halim Spahija, ka dhanun urdhen me ane te Tahir Dedes qe te mblidhen informata e shënime mbi sekretet e shtetit tone, te cilit i janë nevojiten për me i dorzue agentice te huaja, tuaj veprua ne ketë mënyre asht tregua shpijuni koshjenet i agjenturës te huej.
-Qi te mundte ma lehtazi dhe ma me sukses te vente ne zbatim praktik veprimtarin e tij; i pandehuri Halim Spahija, me mjeshtrin e tij asht largua nga detyra që kishte, ne muajin Maj 1945 dhe ka kalua në Shqipni gjoja në pushim, ku atje ka fillua punën e tij tradhtare antipopullore dhe kryengritëse, tue dërgua direktiva Tahir Dedës ose ma mirë me thanë Komitetit Nacional Demokratik me anën e shpijuni te specijallizuem të Gestapos Hasën Remës. Pra, i pandehuri Halim Spahija tue fillua së parit si antar i organizatës irredentiste gjatë okupacionit dhe pastaj mas çlirimit si udhëhjeqës kryesuer i organizatës Balliste, e cila ka pasë për qëllim të zbatoj ne praktik mashtrimin e masave Shqiptare, me gënjeshtra dhe me propaganda të gënjyem me i çue kundra interesave të popujve të Kosovës dhe të Metohis e njikohsisht kundra Jugosllavisë Federative Demokratike. I ka ndihmua dhe formua njësit e armatosura ushtarake me qëllim që të rexojnë nga fuqia pushtetin populluar të Jugosllavisë Demokratike Federative e t’a zëvendësojnë me pushtetin kryengritës Fashist, tradhtar e Ballist të vetën (Vijon)