Ja për çfarë akuzoheshin Qamilj Jemini, Sadik Mehmet Peqani, Ibrahim Abdyli, dhe Muhamet Vejseli

31 tetor 2018 | 10:49

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /9/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

 III

Anëtarët e Komitetit të Rrethit të Suharekës të pandehunit Qamilj Jemini, Sadik Mehmet Peqani, Ibrahim Abdyli, Muhamet Vejseli, krejtësisht kanë pohue në proçesverbalet e maruna gjat kohës hetimore, si dhe sy me sy me të pandehunin Tahir Dedën. Gjat muejit Qershuer të këtij vjeti si mbas instrukcioneve të maruna nga i pandehuni Tahir Deda kanë formue Komitetin në Suharekë me të njajtat detyra e qëllime që ka pasun Komiteti Qendruer. Këta kanë pasun dy mbledhje në Prizren, ku kanë bisedue me të pandehunin Tahir Deda. Në mbledhjen e parë kanë asistue të pandehunit Qamil e Sadik dhe në mbledhjen e dyte të pandehunit Ibrahim e Muharem.

Tue marrë e tue përvetsue të gjitha instrukcionet që kanë marun prej të pandehunit Tahir Deda ata kanë fillue punen, por në ditët e para të fillimit të punës kanë qenë arrestue e hjedh në burg.

Pra, simbas pohimit të tyne kanë krijue organizatën tradhtare me qëllim të përmbysin rregullimin e ri të shtetit t’on, me këtë pohim s’kan ba tjetër gja vetëm se kanë vërtetue deliktin e tyne.

Që lidhja e të pandehunit Tahir me antarët e këtij Komiteti ka qenë shumkohëshe, fakti asht ky se si mbas pohimit të Tahir Dedës lidhje në mes të këtij e të kryetarvet të bandavet Balliste si ajo e Ismail Goranit ka qenë e bame që me kohë dhe ndër lidhsi i tyne ka qenë nji ndër nga antarët e këti Komitetit i pandehuni Muhamet Vejselj Reçani.

Xhemil Fluku, Sefedin Ahmeti, Abdyl Hajrullahu, Abdyl Hamza dhe Sinan Hëzëri akuzoheshin për këto vepra:

IV

Antarët e Komitetit Ballist të rrethit Prizrenit të pandehunit Xhemal Fluku, Sejfedin Ahmeti, Abdyl Hajrullahi, Abdyl Hamza dhe Sinan Hëzëri gjithashtu pohojnë krejtësisht deliktete tyne, të cilat janë të rendueme në dispozitivin e kësaj akuze.

Të nalt përmendunit kanë pohue, që në muejin Maj 1945 në mbledhjen që kanë pasë me kryetarët e bandavet Balliste t’aratisuna si me kapetan Riza Alijun e të tjerë kanë formue Komitetin Ballist me qëllim shpijunazhe, me zhvillue propagandën distruktive e të minimit, me mbledh e me dërgue ndihma bandave Balliste, në armatim, municijon, ushqim dhe material tjetër të nevojshëm.

Këta kan pohue që për veq kësaj mbledhje kemi pasun dhe dy mbledhje të tjera me kryetar të këtyne bandave, njenën n’afërsit e Prizrenit e tjetrën në shtëpin e të pandehunit Sejfedin Ahmetit, në të cilat për veq të pandehunvet kanë marrë pjesë vet kapiten Riza Aliju, i cili në mënyrë ilegale asht shoqnue dhe ka hy në gjytet.

Simbas pohimit të tyne kanë dërgue 2000 kg. drith, afë 50 kg. kryp, afër 30 palë opinga, afë 12 kg. duhan, pak armë dhe nji shumic të hollash.

Tue marun para sysh karakterin e këtyne organizatave dhe aktivitetin e kryetarvet të tyne të cilët kanë punue në çelnikosjen e organizatës për të cilën kanë bamun betimin e besnikris, kështu mundemi mepërfundue që ndihrnat që kanë dhanë bandavet t’aratisunve nëpërgjithsi kanë qenë shum ma të mdhaja dhe shum ma të damshme se ato që pohojnë ata.

Njeni prej antarvet të këtij Komitetit natyrisht në dakord me antarët e tjerë i pandehuni Sejfedin Ahmeti ka pasun për detyrë që të bijen në marrveshje me kryetarët e këtyne bandave për me pregatitun atentate mbi përgjegjsat e pushtetit populluer të Kosmetit në Prizren. I pandehuni Sejfedin ka pohue që kur ka shkuar me ra në marrveshtjtje me bandat në mal, n’at kohë asht pregatit plani që nji natë të binte në gjytet nji skuadër Balliste e armatosun dhe të vriste shokun Xhavit Nimanin i besueshmin e Punvet të Mbrendshme të Këshillit Krahinuer të Kosmetit dhe disa përgjegjsa të tjerë. Tue përfundue në kët mënyrë mundemi me bamë nji përmbledhje akzakte e të logjikshme që planin e atentatit e ka projektue i pandehuni Sejfedin me kompani dhe personalisht ai do të merte pjesë në zbatimin e tij.

V

Rifat Krasniqi, Kajtaz Ramadani, Ahmet Durguti, Kadri Minushi, Sheh Muhedini dhe Vahid Mustafa akuzohen:

Gjithë ashtu fajet e tyre i kanë pohua dhe anëtarët e Komitetit Ballist të rrethit të Rahovecit. Të pandehurit: Rifat Krasniqi, Kajtaz Ramadani, Ahmet Durguti, Kadri Minushi, Sheh Muhedini dhe Vahid Mustafa. Këta pohojnë që në gjysmën e muajit Maj të 1945 kanë formua Komitetin Ballist të rrethit me qëllim e karakter të renduam në dispozitivin e kësaj akuze si edhe betimin e banun, do të luftojnë kundra rregullimit të ri të sotshëm.

Inspiratori dhe shpirti i këtij Komitetit duhet konsiderohet i pandehuni Rifat Krasniqi, tue qenë se kjo figurë na del përpara në të gjitha veprimet e kryera prej këtij Komitetit, kjo shihet dhe vërtetohet në tregimin e të pandehurit Sheh Muhedinit në procesverbalin e tij të datës 2 Korrik 1945. Këtu mundemi me përfundua në bazë të fakteve se i pandehuni Rifat Krasniqi ka qenë një nga anëtarët ma i kulturuam, dhe si mbas funksioneve që ky ka pasur gjatë operimit ka qenë ma i praktikueshmi për ndërmarrjen e çdo veprimit në Kosovë e Metohi. Të gjitha këto cilsina i ka vumun në dispozicijonin e kësaj organizate që ta zhvilloi e t’a forcoi.

Se sa ky Komitet ka qenë i zhvilluar në veprimtarin e tij, shihet më së miri për sa pohon i pandehuni Rifat Krasniqi, që gati në të gjitha Komunat e rrethit të Rahovecit kanë qenë formua Komitetet e Komunave dhe të gjitha së bashku kanë qenë të lidhura me Komitetin Ballist të rrethit Prizren dhe për veç (…) të pandehurit kanë tentua për me gjetur baza ose çerdhe për formimin Komiteteve të tjerë si në Gjakovë, Istog e Drenicë. Letra direktive” që ka përpilua personalisht i pandehuni Rifat Krasniqi me datë 6/ IV/ 1945 nën pseudonimin Skenderbeg, të cilin e ka nënshkrua dhe njeri nga të pandehurit Ramadan Kajtzi kryetar i Komitetit. Këtu shihet qartazi se ç’far karakteri ka pasur ky Komitet e ç’far ka qenë qëllimi i tij. Si mbas udhëzimeve në fillim ka shkrua si duhet formua Komiteti, prej ç’far personash, flet se si çdo Komitet duhet të jetë i pajisur me një seksion propagandanjë seksion financiar e një seksion sabotimi; ma përtej në vazhdimin e letrës thotë: Propaganda mbi armatosjen e popullit është një nga pikat ma kryesore. Duhet që të veni mendjen që populli t’armatoset sa ma tepër, të blejnë armë shumë, në asnjë mënyrë mos dorëzoni armët armikut d.n.th. pushtetit Populluar para të nepni snedsiah armët. Kërkoni prej popullit që t’iu japin vullnetarisht ky të ketë lidhje në të gjitha anët, radio aparati asht që dhe do të fillon bashldjalimet e punën me vendet e hugea’al Për këto arsyna duhet që të jeni gati. Nga  fundi përmend se me pak fjalë puna e jonë shkon shumë mirë, vetëm duhet të organizohen që kur të vijnë ora e caktuar të gjithë së bashku të sulmojmë. Kështu pra shkruajnë Rifat Krasniqi gjyqtar i popullit te rrethit të Rahovecit, Kadri Minushi shef i Seksionit Socijal të këshillit Populluer të rrethit Rahovecit, Ahmet Durguti intendant i Komandës së vendit Rahovec dhe mësuesi Vahid Mustafa. Siç shihet të gjithë të pandehurit ndodhen në pushtetin populluar ku flitet mbi padrejtësinat që u bahen Shqiptarëve ku krijohen organizata që me anën e forcave t’armatosuna do të përmbysin at pushtet që ata shërbenin si përfaqësues te popullit Shqiptarë. Sa i përket fajit Kadri Minushit për vrasjen e katundarvet Pante dhe Llazo Semiq vërtetohet me tregimin e dëshmitarit Islam Sula dhe me ankimin e të vejës Velika Seniq. Islam Sula e ka dëshmua në hetime që në vitin 1941 se Kadri Minushi e ka pohua sheshazi në një mbledhje publike, që i ka vrarë të lartpërmendurit, vëllezërit Simiçi; kur ata nën presionin e fashizmit kanë ikur prej tokave të tyre për me gjetur në një vend tjetër strehim. Me pohimin e të pandehurit Ahmet Durguti dhe me rrëfimin e të pandehurve të tjerë, vërtetohet se Ahmeti si intendent i Komandës së Vendit Rahovec ka tërhequr prej magazinës ushtarake 2000 kg. misër e 200 kg. lesh për llogari të Komitetit Ballist në të cilin ishte anëtar. Me veprën e tij ka abuzua t’ua keqpërdorë detyrën e tij.

Kjo gjë për sa u tha ma sipër asht e vërtet dhe e pa kontestueshme.

Komiteti i grave të NDSH-së në Prizren

Ekzistenca e Komitetit femror Ballist në Prizren dhe veprimtaria e tij si asht tregua dhe e renduar në diapozitivin e kësaj akuze, vërtetohet qartas me pohimin e të gjitha të pandehurave: Laura Shmani, Nasibe Zhuri, Ljuçija Bashota, Gjulijana Mateja, Qiqilja Krasniqi, Roza Mjeda, Mrika Gjoka, Mane Shyti dhe Roza Cuki, që edhe për këtë janë vërtetua me fajet e tyre.

Nasibe, Gjulijana, Ljuçija e Roza kanë qenë anëtare të organizatës qysh se prej vitit 1944 kur kanë vendosur me punua në favor të organizatës Balliste tue punua e tue bë materialin e propagandës, të lidhin stemat Balliste që të angazhojnë vajzat të tjera në organizatë e të tjera.

E tan puna dhe veprimtaria që ato kanë bërë e zhvilluar në kohën e okupacionit u qen falur dhe njëkohësisht u qe dhënë e drejta dhe liria e plot. Ato në pranverën e këtij viti bashkë me Laura Shmanin e të pandehurat të tjera përsëri janë lidhur bashkë, dhe kanë krijua organizatën femërore Balliste, tue besua se kanë me luftua kundra pushtetit populluar të sotshme e se kanë me punua me bandat e arratisura e me mjeshtrin e tyre kanë fillua punën për zbatimin e detyrave që u përkisnin.

Si organizatore e këtij Komiteti figuron e pandehura Nesibe, e cila përveç punës që ia ngarkon organizatës ka punua dhe ka pasur mundësin me dërgua vëllan e vet Sali Zhurin në një ndër bandat e të arratisurve t’ue bashkua me kryetar të bandave Balliste p.sh. të kapiten Riza Aliut. Ajo shumë herë asht taku me të arratisurit personalisht. Ajo ka kryesua betimin e anëtarëve të Komitetit femnuer.

E pandehura Laura Shamani pohon që ka kenë në lidhje e në kontakt me burrin e saj kapiten Riza Aliun,  kryetar i bandës të arratisurve dhe i ka dërgua lajmet, informata, ushqim dhe personalisht disa herë u shkua me u takua me ta. Ajo ka pohua se bashkë me doktor Mugjatin ka organizua arratisjen e Milla Billibajkiqit prej Prizrenit dhe shoqërimin e saj tek banda në mal. Gjithë ashtu krejt materialin që asht mbledhur prej Komitetit femnuer për të arratisurit ajo e ka dërgua me anë të korrierëve të bandave në fjalë.

Si mbas pohimit të vet anëtareve të komitetit femnuer, ato kanë dërgua informata bandave në mal, gjithë ashtu kanë dërgua 3 revole, 6 bomba dore, një makinë shkrimi, një sasi sapun dhe materiale të ndryshme. Me këto fakte e pohime nga ana e tyre kanë vërtetua se janë fajtor dhe delikti i tyre asht i pa kontestueshme.

Si mbas pohimit te pandehurit Rexhep Avdullahi i quajtur Tomori, i cili si sekretar i Këshillit të Komunës Lubizhdës, ka qenë spiun i të pandehurit Tahir Deda, i cili i ka dorëzua sekretet zyrtare gjate luftimeve ne Drenicë dhe pastaj ka mbajtur gjithnjë lidhjen ne mes te Tahirit e bandave te arratisura Balliste. Si mbas pohimeve te pandehurit Tahir Dedës del ne shesh se i pandehuni Rexhep ka qene një ndër anëtarët ma të parë të organizatës dhe për besimin e madh qe Tahir Deda ka pasur, këtu shohim më së miri pse ai ka qenë i autorizuar në emër të të  pandehurit Tahir të shkruante e të mbante korrespondencën me bandat e arratisura balliste, dhe se ai vet kishte mundësin me i nisur, e ka mjaft letrat kur i drejtoheshin te pandehurit Tahir qe ka mjaftua qe letrat e shkruara prej Bandave te binin ne dorën e te pandehurit Rexhep, kjo d.m.th. se ishin ramun ne vend te sigurt, për arritjen e tyre ne vendin e caktuar. Pra, faji i tij asht i qartë dhe i pakontestueshëm. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I transferuar te Barcelona për shumën e 150 milionë eurove…