Ja për çfarë bisedoi Kurti me Bahtirin në takimin që patën në Mitrovicë
07 mars 2018
| 15:33
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga deputeti i kësaj lëvizje Xhelal Sveçla, ka vizituar të mërkurën Komunën e Mitrovicës dhe Qendrën e Vetëvendosjes në këtë komunë.
Kurti është pritur në takim nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorët e tij: nënkryetari Faruk Mujka, drejtorët Nazane Kërveshi dhe Erseka Hasanaj, asamblistët Fidan Ademi, Edona Bajrami dhe Gjergj Beka.
“Në këtë takim të përzemërt biseduam për projektet zhvillimore që po i bëjmë në bashkëqeverisje, për koordinimin e brendshëm në udhëheqjen komunale dhe për rëndësinë që ka Mitrovica për gjithë Kosovën”, ka thënë Kurti.