Ja për çfarë biseduan Konjufca dhe presidenti i Shqipërisë

15 gusht 2022 | 16:10

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrainë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Kryekuvendari Konjufca e ka uruar Begajn për zgjedhjen president të Shqipërisë, duke i dëshiruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.

Kryetari Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës.

Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar Konjufcën për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare. Kryetari Konjufca dhe presidenti Begaj i kanë vlerësuar të shkëlqyera raportet ndërmjet dy shteteve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej datës 8 janar 2022 deri më 14 gusht 2022…