Ja pesë përforcimet e kampionëve
Kampionia aktuale e Kosovës në futboll, Drita ka prezantuar pesë transferet e bëra në këtë afat kalimtar.
Transferi i parë i Dritës është mbrojtësi i majtë, Denis Haliti i cili pas një huazimi rikthehet në skuadër. Transferi i dytë është sulmuesi anësor, Festim Krasniqi, i cili në sezonin vjeshtor më plotë sukses luajti për Besën e Pejës në Ligën e Parë.
Ndërsa transferi i tretë është mbrojtësi i djathtë, Përparim Osmani. “Laqi” që edhe në të kaluarën ishte pjesë e Dritës është huazim nga Prishtina për gjashtë muaj, por më mundësi blerje.
Sulmuesi Klajdi Burba është transferi i katërt i këtij afati kalimtar. Burba ishte pjesë e grupmoshave U-17 dhe U-19 në Kombëtaren e Shqipërisë. Ndërsa kampionët janë përforcuar edhe në pozitën e portierit me Mario Kirev. Ky i fundit është një portier me një karrierë shumë të madhe ku kishte edhe kontratë profesionale me gjigantin italian Juventus. Ka luajtur edhe në Bullgari, Qiprio dhe Shqipëri.
I fundit është qendërmbrojtësi Sedat Berisha, i cili ishte pjesë e Tiranës dhe në të kaluarën ka luajtur edhe për Bursasporin.
/Epoka e re/