Ja pse Barcelona duhet të shqetësohet për Messin

02 mars 2020 | 22:41

Fakti që Lionel Messi nuk shënoi kundër rivalit direkt për titull Realit është një arsye për tu shqetësuar, por fakti që ylli argjentinas nuk po gjen rrugën e rrjetës në ndeshjet jashte prej tre muajsh përbën me të vërtetë një problem serjoz për katalanasit.

32 vjeçari nuk shënon në transfertë në kampionatin spanjoll prej 1 dhjetorit 2019, në ndeshjen kundër Atletico Madridit, një ditë para se të fitonte dhe Topin e Artë për herë të 6-të.

Kjo “sëmundje” në transfertë e numrit 10 ka shqetësuar Barcelonën, e cila tashmë ndodhet në një moment të rëndësishëm të sezonit, prandaj ka shumë nevojë që argjentinasi të zhbllokohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjë dua me ju thënë Juve atje në Kuvend…