Ja pse dështoi transferimi i Barellës në City
19 shtator 2024
| 16:07
“Corriere dello Sport” ka zbuluar një prapaskenë të afatit kalimtar që daton nga vera e vitit 2023. Finalja e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit ishte një vitrinë e rëndësishme për mesfushorin e zikaltërve, Nicolo Barella, pasi Pep Guardiola u magjeps nga loja e tij.
Gjatë asaj seance Gundogani përshëndeti Guardiolan dhe shkoi te Barcelona, me Bernardo Silvan që gjithashtu po mendonte të largohej. Nëse portugezi nuk do të kishte qëndruar në Manchester, Barella do të ishte objektivi i parë i Cityt. Liverpooli dhe Bayern Munchen ishin gjithashtu në gjurmët e ish-lojtarit të Cagliarit.