Ja pse dështoi transferimi i Boatengut në Juventus
03 shtator 2019
| 17:01
Dëmtimi i Giorgio Chiellini bëri që te Juventusi të alarmohej stafi drejtues, që u hodh menjëherë në sulm për të gjetur një zëvendësues.
“Tuttosport”, bën me dije se Juventusi gjeti marrëveshjen me Jerome Boateng dhe Bayern Munchen, për një huazim të thatë të gjermanit, por në momentet e fundit çdo gjë u prish. Pas një takimi mes dirigjentes së bardhezinjve dhe stafit teknik, u vendos që skuadra të ecë përpara me katërshen De Ligt, Bonucci, Rugani dhe Demiral.
Stafi teknik e pa të udhës që të jepeshin hapësira më të shumta për lojtarët që janë pjesë e organikës tashmë, dhe jo të kishte prurje të reja.