Ja pse e mban Ronaldo fanellën me numër 7
24 gusht 2018
| 16:53
Të gjithë e dimë se fanella me numrin 7 e ka ndihmuar Cristiano Ronaldon të krijojë një brend të global të CR7, i cili është i mirënjohur në botën e sportit.
Fanella me këtë numrin nuk ka qenë e preferuara e Ronaldos. Ai para se të shkonte në Manchester United mbante fanellën me numër 28 te skuadra e Sportingut të Lisbonës.
Por ka qenë trajneri Sir Alex Ferguson, i cili donte t’i jepte fanellën me numër 7 që e kishin mbajtur edhe ikona të klubit anglez. Këtë numër më parë e kishin mbajtur emra si Best, Cantona dhe Beckham, dhe kjo tregonte besimin që tekniku kishte te portugezi. Kështu Ronaldo u miqësua me atë fanellë të cilën nuk e ndërroi as kur shkoi te Reali dhe së fundmi te Juventusi.